Një grua dhe tre fëmijët e saj u vranë në apartamentin e tyre nga një sulm me raketa ruse në Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit Volodymyr Zelensky në Ukrainën qendrore-lindore, sipas të dhënave të publikuara sot nga autoritetet ukrainase.
Një raketë ruse shkatërroi një pjesë të një ndërtese apartamentesh dje në mëngjes.
Guvernatori i qarkut njoftoi në mbrëmje se një grua u gjet e pajetë nën rrënoja. Gjithashtu nën rrënoja u gjetën edhe 14 persona të tjerë të lënduar.
Ekipet e shpëtimit gjetën më vonë trupat e tre fëmijëve të saj, thanë autoritetet sot teksa njoftuan përfundimin e operacionit të shpëtimit.
Another family destroyed by Russia in Kryvyi Rih, Ukraine.
— Clash Report (@clashreport) November 12, 2024
A mother and her three children were killed after Russian strike hit a civilian building.
10-year-old Kyril, 2-year-old Demid and 2-month-old Ulyana were killed along with their mother.
Maxim lost his everything. pic.twitter.com/4ExXmAYCbF
Bëhet fjalë për dy djem të moshave dy dhe dhjetë vjeç dhe një vajzë dy muajshe.
Gjyshja e fëmijëve tha për mediat lokale se babai i të miturve i mbijetoi bombardimeve ruse, pasi në momenti kur raketa ra në apartament ai ndodhej në një dhomë tjetër.
“Sulmi i djeshëm në Creevy Rich mori jetën e një nëne dhe tre fëmijëve të saj… Vetëm babai mbijetoi. Është një dhimbje e papërshkrueshme!…Ngushëllime të afërmve”, tha përmes Telegram komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut Dmytro Lubinets.