Bota

Kryeministri i Spanjës: Njohja e shtetësisë një hap “thelbësor” për arritjen e paqes

Shkruar nga Liberale

Kryeministri i Spanjës: Njohja e shtetësisë një hap

Njohja e shtetësisë palestineze është një hap “thelbësor” për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme, tha këtë të martë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez , me qeverinë e tij të gatshme të ndërmarrë zyrtarisht hapin përkrah Irlandës dhe Norvegjisë.

“Njohja e shtetit të Palestinës … është një kërkesë thelbësore nëse ne të gjithë duam të arrijmë paqen. Është e vetmja mënyrë për të ecur drejt zgjidhjes që ne të gjithë e njohim si e vetmja mënyrë e mundshme për të arritur një të ardhme paqësore: atë të një shteti palestinez që jeton krah për krah me shtetin e Izraelit në paqe dhe siguri”, tha Sanchez.

Poll
SHQIPENGLISH