Një pianist rus, i cili u burgos pasi kritikoi sulmin ndaj Ukrainës, ka ndërruar jetë në burg. Pavel Kusnir, 39 vjeç, vdiq në një burg në Birobidzhan, një qytet në një rajon të largët të Lindjes së Largët në kufi me Kinën.
Vdekja e tij nuk është bërë e ditur zyrtarisht.
“Kemi marrë letra nga shokët e tij të burgosur, nuk ka më asnjë dyshim për faktin se ai ka ndërruar jetë”, tha për Current Olga Romanova, kryetarja e një organizate joqeveritare që mbron të burgosurit.
Sipas Romanova, ai vdiq në grevë urie.