Ish-amabsadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku deklaroi se kryeministri Albin Kurti duhet të nxjerrë mësim se nuk duhet të përzihet aty ku duhet, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët u përçanë për shkak të tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku u shpreh se pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë e Mal të Zi, Kurti ndërhyri edhe në Maqedoninë e Veriut.
“Mësimi kryesor që duhet ta marrë Kryeministri i Kosovës nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë, e Mal të Zi, është mos të përzihet aty ku nuk e ka vendin. Mandatin e ka fituar për Kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve.
Tash Albin, eja flasim për inflacionin, koston e papërballueshme të jetesës në Kosovë, rritjen e çmimit të energjisë, mungesën e projekteve zhvillimore, korrupsionin serioz në nivelet më të larta të qeverisjes ( sipas raportit të Departamentit të Shtetit ), ndërhyrjen e qeverisë në sistemin e drejtësisë, ngulfatjen e lirisë së mediave ( raporti i Freedom House ), asociacionin me kompeteca ekzekutive, sanksionet e BE, etj etj. Apo këto janë tema të vogla për ju?! Kryeministër, ju jeni zgjedhur që ta qeverisni Kosovën, jo t’i përçani shqiptarët gjithandej”, ka shkruar Çitaku.