Kosova

Zbardhen detaje nga ngjarja në Tetovë/ Burri vret djalin e xhaxhait dhe nusen, plagosen dy të tjerë

Shkruar nga Liberale

Zbardhen detaje nga ngjarja në Tetovë/ Burri vret djalin e xhaxhait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çellopek të Tetovës brenda një familje dhe janë vrarë dy persona ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.

Sipas mediave vendase, shkak është bërë një zënkë për vendparkimin, ku një person ka vrarë djalin e xhaxhait me nusen dhe ka plagosur të birin e tyre.

Sakaq, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes..

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH