Kosova

Vuçiç: Do të detyrohemi të marrim vendime për t’ua çuar paratë serbëve në Kosovë, s’ka shenja që Kurti ndryshon për dinarin

Shkruar nga Liberale

Vuçiç: Do të detyrohemi të marrim vendime për

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media ka folur për çështjen e dinarit.

Sipas Tanjug Vuçiç ka thënë se situata nuk pritet të ndryshojë pavarësisht përpjekjeve të ndërkombëtarëve për ta bindur Kosovën që ta ndryshojë vendimin.

Vuçië ka thënë se në periudhat e ardhshme, Serbia do të detyrohet që të marrë vendimet të ndryshme përmes të cilave do të gjendet zgjidhje për t’i dërguar pagesat për serbët në Kosovë.

Gjendja në lidhje me dinarin në Kosovë nuk është përmirësuar apo ndryshuar për mirë, përkundër përpjekjeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë për të ndihmuar në situatën e vështirë të serbëve. Nuk ka të dhëna se këto vendime do të ndryshojnë.

Në periudhën e ardhshme do të jemi të detyruar të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të gjejmë zgjidhje alternative për furnizimin me para, përkatësisht pagesën e pagave dhe pensioneve për popullin tonë në Kosovë”, ka thënë presidenti serb.

“Është fare e qartë se askush nuk nxitohet në këtë çështje. Ai presion ndaj shqiptarëve nuk do të jetë më i madh”, ka thënë presidenti serb.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH