Kosova

Vrasja e Liridonës/ Detaje të reja, ish-drejtuesi i Policisë së Kosovës: Ka prova se kush…

Shkruar nga Liberale

Vrasja e Liridonës/ Detaje të reja, ish-drejtuesi i Policisë

Ish-drejtuesi i Policisë së Kosovës, Refki Morina, deklaroi se ka prova të mjaftueshme të cilat vërtetojnë se Naim Murseli mund të jetë autori i vrasjes së Liridona Ademajt.

“Lënda ka shkuar në gjykatë dhe kjo është duke e shoshitë rastin. Faktet, dëshmitë, dëshmitarët edhe i pandehuri por edhe personi që akuzohet deklarohen në gjykatë, por edhe personat e tjerë do të thonë fjalën e tyre. Shumicën e herave kryerësit e veprave penale nuk e pranojnë fajin, mundohen t’i ikin përgjegjësisë penale. Policia e Kosovës dhe prokuroria kanë prova të mjaftueshme dhe fakte që argumentojnë që ai mund të jetë kryerësi i veprës penale.

Vrasja e Liridonës/ Detaje të reja, ish-drejtuesi i Policisë

Lënda ka shkuar në gjykatë dhe kjo është duke e shoshitur rastin. Faktet, dëshmitë, dëshmitarët edhe i pandehuri por edhe personi që akuzohet deklarohen në gjykatë, por edhe personat e tjerë do të thonë fjalën e tyre. Shumicën e herave kryerësit e veprave penale nuk e pranojnë fajin, mundohen t’i ikin përgjegjësisë penale. Policia e Kosovës dhe prokuroria kanë prova të mjaftueshme dhe fakte që argumentojnë që ai mund të jetë kryerësi i veprës penale”, tha ai, për RTV Dukagjini.

Morina ndër të tjera sqaroi se ka raste të ndryshme që autori i veprës kriminale mund edhe të mos e ketë bërë vetë atë, por hetuesit kanë arritur të zbardhin kush e ka kryer dhe motivin kryesor.

“Policia e Kosovës duhet me efikasitet të kryej punët e veta. Sikurse Policia ashtu edhe prokuroria duhet të gjej motivin që ka dërguar deri tek vrasja. Ka raste që kryerësi ka pranuar veprën, ‘unë e kam kryer këtë’. Ka rast që ka pranuar veprën penale dhunim dhe gjatë shoshitjes së fakteve ka dalë se nuk e ka kryer ai aktin, por i vëllai. Sepse vëllai i tij ka qenë bartës i familjes por që është marrë vesh me vëllanë që ky ta vuajë dënimin dhe me pranu fajësinë dhe vëllai me punu dhe me mbajt familjen”, tha Morina.

Naim Murseli, i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, është pyetur disa orë nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë avokatja e mbrojtëse shprehet se ka një pistë krejtësisht tjetër nga ato që janë bërë me dije deri tani në media.

Sipas gazetarit Vebhar Isufi në një lidhje direkte me emisionin “Breaking”, Naimi ka mohuar të gjitha lajmet që qarkullojnë nëpër media, duke i konsideruar të pavërteta.

Sipas gazetarit, çështja e vrasjes së Liridona Ademajt po hetohet nga autoritetet suedeze, amerikane dhe kosovare, ku kanë rikthyer dhe biseda në telefon, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së Liridonës. Sipas këtij të fundit do dalin para gjykatës edhe të dyshuar të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë krim.

“Ai ka mohuar të gjitha deklaratat, të gjitha lajmet që kanë qarkulluar nëpër media apo Youtube. Siç ka thënë avokatja e tij, ai ka deklaruar se janë të pavërteta dhe nuk qëndron asnjë gjë se çfarë raportojnë mediat kosovare dhe ato në Shqipëri. Kemi pasur reagime edhe nga familjarët e Liridonës të cilët vazhdimisht kërkojnë që të vihet drejtësi dhe kryerësit e këtij akti të marrin dënimin e merituar dhe askush të mos përzihet në këtë proces. Ndërsa hetimet janë ende duke vazhduar, në ditën kur ka dalë para trupit gjykues Naim Murseli ka qenë edhe i dyshuari tjetër për vrasjen e rëndë, një pjesëtar i forcës së sigurisë së Kosovës. Siç ka thënë avokatja e Naim Murselit, ai mohuar çdo akuzë”, tha ai.

Murselit dhe dy të tjerët, Granit Plava dhe Kushtroim Kokalla, gjenden në masën e paraburgimit nën dyshimet për vrasjen e 30-vjeçares.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH