Kosova

VIDEO/ Tjetër incident (i pa) qëllimshëm gjatë vizitës së Kurtit në Shkup, Kosovës i ngatërrojnë flamurin me atë të BE-së

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Tjetër incident (i pa) qëllimshëm gjatë vizitës

Sot para fillimit të konferencës për shtyp të kryeministrave Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti për pak sa nuk ndodhi një skandal tjetër

Përsëritja e incidenteve duket se nuk mund të jenë aq rastësore teksa Albin Kurti ngriti shqetësimin për incidentin e ndodhur pak ditë më parë me Presidenten, Vjosa Osmani, në aeroport.

Në vend të flamurit të Kosovës e kishin vendosur flamurin e BE-së, pak para nisjes së konferencës për shtyp, e ndërrojnë.

Në delegacionin e Kosovës gjatë vizitës në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit. Ishte po adhtu edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH