Kosova

Vetura përfundon në lumin e qytetit, lëndohen 2 persona në Pejë

Shkruar nga Liberale

Vetura përfundon në lumin e qytetit, lëndohen 2 persona në

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar për një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.

Si pasojë e aksidentit, njëra nga vetura ka përfunduar duke rënë në lumin e qytetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH