Kosova

Vendimi për heqjen e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë, BE e shqetësuar

Shkruar nga Liberale
Vendimi për heqjen e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë,

Duke nisur nga sot në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore që parashikon kryerjen e pagesave vetëm me valutën e huaj euro, duke përjashtuar në këtë mënyrë dinarin serb.

Ky vendim ka rritur shqetësimet e serbëve të Kosovës, të cilët marrin paga dhe pensione nga Serbia me dinarë, por edhe e përdorin këtë valutë për shitblerje.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i rregullores për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar.

Sot Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat vetëm me euro, pasi sipas bllokut, ky vendim, që pamundëson përdorimin e dinarëve serbë, mund të ketë pasoja në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë.

Sipas BE-së, për këtë vendim, që hyn në fuqi më 1 shkurt, nuk ka pasur konsultime paraprake “veçmas për ndikimin që mund të ketë në spitale dhe shkolla, duke pasur parasysh “mungesën e alternativave në këtë moment".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH