Kosova

"U bashkofshim në Xhenet", rrëqeth me fjalët bashkëshortja e DJ shqiptar që humbi jetën në aksident: 1 javë pa ty o dritë!

Shkruar nga Liberale
"U bashkofshim në Xhenet", rrëqeth me fjalët

Pak ditë pas aksidentit tragjik në Itali, ku humbi jetën DJ shqiptar nga Kosova Hysni Qestaj, bashkëshortja e tij Dafina Qestaj, ka bërë një postim prekës në rrjete sociale.

“Sot një javë pa ty o dritë e shpirtit tim. U bashkofshim sa më shpejt në Xhenet”, shkruan Dafina Qestaj, krahas fotos me bashkëshortin e saj, tashmë të ndjerë.

Hysni Qestaj humbi jetën disa ditë më parë në askidentin e rëndë rrugor në Itali. I njohur me emrin e artit “Dj Style Q”, i riu shqiptar vdiq të hënën e 1 Prillit kur makina tip Ferrari me të cilën po udhëtonte doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH