Kosova

TRONDITËSE/ Gjenden katër persona të pajetë në kryeqytetin shqiptar, çfarë thotë policia?

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE/ Gjenden katër persona të pajetë në

Një ngjarje e rëndë raportohet sot nga Prishtina, ku katër persona janë gjetur të pajetë në vende të ndryshme në kryeqytetin shqiptar. 

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, ndërkohë Prokuroria thotë se po kryehen hetimet për të zbardhur rastet.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë së Prishtinës tha për mediat se trupat e pajetë të katër personave janë dërguar për autopsi që do të ndihmojë në procesin e hetimit.

“Lidhur me pyetjet e juaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rastet janë iniciuar si ‘hetim mbi vdekje’”,  ka deklaruar Ulaj. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH