Kosova

Tronditet qyteti shqiptar, një person masakron me thikë 4 të rinj kalimtarë të rastit, çohen në gjendje të rëndë në spital

Shkruar nga Liberale

Tronditet qyteti shqiptar, një person masakron me thikë 4 të rinj

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Ferizaj të Kosovës, ku një person plagosi me thikë katër qytetarë kalimtarë të rastit.

Bëhet me dije se të plagosur rëndë kanë mbetur dy 18-vjeçare dhe dy djem të moshave 29 dhe 32-vjeçare.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi të rëndë, ndërsa thuhet se dy prej të plagosurve janë nisur drejt Prishtinës, pasi gjendja shëndetësore e tyre është kritike.

Ndërkohë policia ka arrestuar autorin 59-vjeçar dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH