Kosova

Gjykata Speciale lë sërish në paraburgim Thaçin: Po të lihej i lirë mund të pengonte procesin gjyqësor

Shkruar nga Liberale

Gjykata Speciale lë sërish në paraburgim Thaçin: Po

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është lënë sërish masa e paraburgimit nga ana e Gjykatës Speciale.

Vendimi është marrë më 24 maj, pasi trupi gjykues ka konsideruar se po të lihej në liri, Thaçi do të pengonte procesin gjyqësor, shkruajnë mediat vendase.

“Në konstatimin e fundit tregon se një rrezik i tillë vazhdon të eksizojë. Paneli e riktheu vlerësimin e tij të mëparshëm se Thaçi ka interesin dhe aftësinë për të ndikuar në procedurat;  ka tentuar të nënvlerësojë KSC-në dhe ka ofruar përfitime për personat të thirrur nga SPO; ka një pozicion të ndikimit në Kosovë që mund t’i lejojë atij të përfitojë mbështetjen e simpatizantëve; dhe duke marrë parasysh gjyqin që po vazhdon, ka njohuri të shtuar për provat që mbështesin akuzat e rënda kundër tij."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH