Kosova

"Të pranojmë Kosovën anëtare", mesazhi i deputetes greke Dora Bakoyannis në Këshillin e Europës

Shkruar nga Liberale

"Të pranojmë Kosovën anëtare", mesazhi i deputetes

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku po diskutohet për Kosovën ka marrë pjesë dhe deputetja greke Dora Bakoyannis. 

Ajo tha se është kritikuar që ka mbështetur Kosovën, por megjithatë ka kërkuar që Kosova të jetë pjesë e KiE.

Jam kritikuar pse kam mbështetur Kosovën. Kosova të jetë pjesë e KiE. Raporti nuk do të ketë asnjë kusht për kriteret e pranimit. Jam vendosur të mbroj idetë e mia”-tha ajo.

Gjithashtu dhe disa deputetë të tjerë janë shprehur se duhet të pranohet Kosova në KiE.


E di që jeni përballur me kritika të shumta, por jam i sigurt që përfundimi që ju paraqisni në raport është më e mira. Duhet të përfaqësojmë një organizatë unike. Nuk jemi për këtu për të diskutuar  njohjen apo mosnjohjen e vende ve.

Ne jemi këtu për të garantuar respektin për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njerëzve, për të bashkuar dy milion persona në ombrellën e kësaj organizate. Një progres është bërë sa i takon Manastirit të Deçanit. Nuk ka asnjë arsye për të mos marrë parasysh këtë kërkesë.

Nuk duhet të ngatërrojmë rolin e kësaj organizate me organizatat e tjera. Ne kemi logjikën tonë dhe ju kërkoj  të mbështesni raportin e lançuar dhe të rrëzoni amandamentet që do e prishnin këtë balancë. Le ta mirëpresim  Kosovën në KiE”- u shprehën ata.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH