Këtë të hënë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Të enjten në këtë proces, dëshmitari i 106-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar dëshminë e tij.
E gjithë dëshmia e tij u dëgjua në sesion privat për publikun. Megjithatë, u bë e ditur që ai ishte i pranishëm në sallë përmes video-lidhjes.
Kujtojmë se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.