Kosova

Suedi/ Ra në lumë, dy kosovarë shpëtojnë burrin e dehur

Shkruar nga Liberale

Suedi/ Ra në lumë, dy kosovarë shpëtojnë burrin e dehur

Dy kosovarë që jetojnë në Suedi kanë bërë bujë me humanizmin e tyre në Varnamos, pasi kanë arritur të shpëtojnë nga mbytja një person që kishte rënë në lumin Lagan, pasi ishte i dehur.

Bëhet fjalë për Aziz Berishën dhe Gjelal Mulajn, të cilët jetojnë dhe punojnë si punonjës sigurie në shtetin suedez prej kohwsh.

Për fatin e mirë të të dehurit që ishte në rrezik mbytje, dy shqiptarët e kanë vënë re teksa po ktheheshin nga puna për në shtëpi.


Sapo kanë konstatuar personin që po mbytej nuk kanë hezituar ta shpëtojnë, duke ia dalë me sukses, raportojnë mediat suedeze.

“Ndihem mirë që mundëm të shpëtonim një jetë. Ndihemi krenarë, kemi punuar disa vite në këtë profesion dhe duam të ndihmojmë njerëzit në situata të ndryshme”, është shprehur Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH