Kosova

Sonte NATA FINALE e Big Brother Vip Kosova, surprizat e spektaklit

Shkruar nga Liberale

Sonte NATA FINALE e Big Brother Vip Kosova, surprizat e spektaklit

Mbrëmjen e sotme është nata finale e Big Brother Vip Kosova, ku katër finalistët: Shqipe, Blerando, Edona dhe Lumbardhi, janë në garë për çmimin e madh. 

Alaudin Hamiti, moderator i këtij edicioni në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur më tepër dhe me detaje lidhur me spektaklin e sotëm.

"Kjo finale është edhe përtej asaj se çfarë kemi parë dhe çfarë do të shohim nesër mbrëma. Ne e kemi të limituar numrin e publikut natyrisht në sallën e Big Brother ku mbahet ‘prime’, por jemi përkujdesur që ta kemi edhe një arenë tjetër ku do ta shfrytëzojmë”, u shpreh Hamiti.

“Ka shumë njerëz të interesuar për të qenë në finale. Përpos skenës që e kemi parë të hënave dhe të premteve, e kemi dhe një skenë tjetër gjigante që është duke u përfunduar në ambientet e jashtme. Po edhe brenda Klan Arenës i kemi katër skenografi për katër finalistët ku do të bëhen edhe surprizat gjatë mbrëmjes së nesërme”, shtoi ai. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH