Kosova

“Është vetëm çështje kohe”, Vjosa Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës

Shkruar nga Liberale

“Është vetëm çështje kohe”, Vjosa Osmani:

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha sot se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës dhe kjo është vetëm çështje kohe.

Një deklaratë e tillë vjen në ditën kur Kosova nuk u përfshi në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, pavarësisht se Asambleja Parlamentare kishte rekomanduar fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk bëjmë kompromis me vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë. Pasi të jemi atje, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë ‘prapa shtyllave’ që përcaktojnë Këshillin e Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike”, shkruan Osmani.

Presidentja e vendit tha se u janë mirënjohës të gjitha vendeve që kanë mbështetur Kosovën deri tani.

“Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut…”, shkruan ajo. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH