Kosova

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Mitrovicë, të paktën 13 të lënduar

Shkruar nga Liberale

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në

Të paktën 13 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Kçiq të Mitrovicës.

Sipas policisë të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombol gazi”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH