Kosova

Shoqërohet në polici ish-bashkëshorti i këngëtares shqiptare, publikoi bisedat telefonike, avokatja: Mos të presim të ndodhë vrasja!

Shkruar nga Liberale

Shoqërohet në polici ish-bashkëshorti i këngëtares

Ish-bashkëshorti i këngëtares Drenusha Latifit është shoqëruar në polici dje pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Atilla Kardesh gjatë ditës ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përgjimet e bisedave telefonike me ish-gruan e tij këngëtare, si kundërpërgjigje ndaj akuzave të saj për dhunë fizike dhe psikike.

Sipas policisë ai ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës së Prishtinës, e cila ia kishte ndaluar që të mos i afrohet ish-bashkëshortes së tij dhe të mos komunikojë në asnjë mënyrë me të.

Kështu ka bërë të ditur avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla, e cila ka thënë se Kardesh aktualisht është duke u intervistuar.

“Ai është shoqëruar në stacion policor pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia ka ndaluar që t’i afrohet klientes time në distancë prej 50 metrave nga vendbanimi i saj si dhe vendimin që të mos komunikojë në asnjë formë me të, ta ngacmojë apo ofendojë. Tani po presim sepse intervistimi ende nuk ka përfunduar”, ka thënë avokatja Keqekolla.

Mes të tjerash avoktatja tha se presin që ndaj tij të zëvendësohet masa e mbrojtjes me paraburgim, duke qenë se e ka shkelur vendimin e gjykatës dy herë me radhë, dhe se shpresojnë që institucionet të marrin vendime më të ashpra, para se të vijë tek vrasja e më pas të reagojnë e gjithë Kosova.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH