Kosova

Shkoi në spital me shenja dhune, 4 vjeçarja në Gjakovë vdes në spital! Dyshohet të jetë rrahur nga familjarët

Shkruar nga Liberale

Shkoi në spital me shenja dhune, 4 vjeçarja në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një 4 vjeçare ndërroi jetë në spital pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat e Kosovës raportojnë se fillimisht familjes të së miturës i ishte thënë se kishte lëndime në trup që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një tjetër gjë, që sipas tyre e mitura ka pasur një infeksion.

Ditë më parë, Arjana Hajra nga Gjakova, së bashku me të bijën kishin vendosur t’i bënin një vizitë vëllait të saj, dhe të bijën e kishte lënë jashtë për të luajtur me fëmijë, por më vonë e kishte gjetur të shtrirë në tokë.

Sipas Hajrës, vajza i kishte thënë se e kishin rrahur fëmijët e familjarëve që kishin shkuar t’i vizitonin.

“E mora çikën, filloi të qajë. I thash çka ki, më tha ma ka hi Jakupi me dërrasë qitu dhe djali i Sabijes më ka rreh krejt. As ajo s’mkallxoi bash mirë. Tu ardh nuk mund të ecte, ‘oj mam zemra po më dhemb’, e morra në shpi e tash si me fjalë mo, e mora ajo vetëm qante”, ka thënë Hajra, sipas gazetës Telegrafi.

Nëna e vajzës është shprehur për mediat se e ndjera nuk kishte forcë për të qëndruar në këmbë, dhe kishte pasur mavijosje në fund shpinë e ënjtje në gjoks, shenjat të cilat janë konfirmuar edhe nga mjekët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH