Kosova

Seancë solemne për 17 Shkurtin! Osmani: Republika jonë po konsolidohet çdo ditë! Aleanca me SHBA, shtyllë shtetësie

Shkruar nga Liberale

Seancë solemne për 17 Shkurtin! Osmani: Republika jonë po

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj për Ditën e Pavarësisë në Kuvend, ka thënë se aleanca e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtyllë e shtetësisë.

Osmani, para ambasadorëve të huaj në Kosovë, falënderoi të gjithë miqtë e Kosovës që e ndihmuan atë.

“Në zemër të rrugëtimit tonë qëndron edhe forca e aleancave tona. Andaj, sot në mënyrë të veçantë dua t’u falënderohemi edhe miqve tanë – miqve të lirisë!

Ju ishit me ne përgjatë gjithë rrugëtimit tonë; kur neve na mohohej çdo e drejtë, kur shtypeshim mizorisht e kur luftonim për liri, kur u çliruam dhe kur i ndërtuam institucionet tona demokratike dhe ju kemi pranë edhe sot në mbrojtje të sovranitetit e të kufijve tanë.

Ndër këto aleanca, aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara qëndron si një shtyllë e shtetësisë sonë, ndërkaq rrugëtimi ynë drejt institucioneve euro-atlantike është i paalternativë.

Këto partneritete, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta, kanë qenë dhe mbeten jetike për zhvillimin e shtetit tonë.

Këto aleanca na kujtojnë se lufta jonë për liri e shënjuar me gjakun e të gjithë atyre që u sakrifikuan në mënyrën më sublime, dallohet edhe për mbështetjen e pakursyer e të shenjtë nga ata që ndajnë me ne angazhimin e përbashkët për demokraci, sovranitet dhe dinjitet.

Kosova fitoi jo vetëm sepse kishte të drejtë, por edhe sepse veproi mençur e ndërtoi vizion dhe aleanca të bazuara në vlera.”- u shpreh Osmani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH