Kosova

PROFIL/ Kush është shqiptari i parë nga Kosova që u zgjodh eurodeputet në parlamentin europian

Shkruar nga Liberale

PROFIL/ Kush është shqiptari i parë nga Kosova që u zgjodh

Adnan Dibrani është shqipatri i cili është zgjedhur eurodeputetet në Suedi, duke fituar një vend në Parlamentin Evropian.

Ka qenë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili në një postim në “X” ka shkruar se Adnani u bë shqiptari i parë nga Kosova i zgjedhur në Parlamentin Evropian.

Më herët ai ka qenë deputet në Suedi dhe anëtari i Asamblesë së Këshillit të Europës, ku përfaqësonte shtetin skandinav.

“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri.

Kush është Adnan Dibrani? 

Ai lindi më 12 Shkurt 1985, është anëtar i parlamentit suedez për Social Demokratët. Dibrani u zgjodh në parlamentin suedez në vitin 2014.Ai u zgjodh të përfaqësoj zonën elektorale të Hallandit.

Dibrani është një ekonomist i trajnuar dhe ka punuar si punonjës i bankës. Në politikë, ai është angazhuar në çështje që lidhen me biznesin e vogël, sigurinë e pacientit, LSS dhe sistemin e taksave.

Gjatë vitit 2010-2014, Adnan Dibrani ishte përgjegjës për pyetjet rreth CSN dhe shëndetit të studentëve për Social Demokratët. Ai është anëtar i bordit të Inspektimit të CSN dhe bordit të Inspektimit të Zyrës Suedeze të Auditimit Kombëtar.

Dibrani lindi në Mitrovicë, dhe familja e tij erdhi si refugjatë në Suedi më 1992./ Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH