Kosova

Prishtina fajëson Beogradin për situatën në veri të Kosovës

Shkruar nga Liberale
Prishtina fajëson Beogradin për situatën në veri të

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla i bëri thirrje të shtunën komunitetit ndërkombëtar të dënojë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura, atë që ajo e quajti sjellje dhe gjuhë agresive e armiqësore e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ndaj Kosovës.

Të premten presidenti serb kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veri të Kosovës, çka në Prishtinë shihet si një kërkesë për zhbërjen e shumë veprimeve të nxitura nga vet Beogradi.

“Ajo që ne besojmë se është e nevojshme, për çdo përparim serioz në dialog, është mbajtja e zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të OSBE-së dhe nën kontrollin e Bashkimit Evropian.

Së dyti, zbatimin e nenit 9-të të marrëveshjes së parë të Brukselit, që nënkupton formimin e drejtorisë rajonale të policisë në veri”, tha Presidenti Vuçiç, duke kërkuar mes tjerash edhe kthimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë në vendet e tyre të punës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH