Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani rrëfen SFIDAT e fillimit në politikë

Shkruar nga Liberale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani rrëfen SFIDAT e fillimit në

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ishte e ftuar tek podkasti “Zë me Mirën”, ku i ka prekur të gjitha situatat që mbështjellin një ditë normale të saj.

Duke filluar që nga të qenurit bashkëshorte, nënë, e deri tek politika që ka një rëndësi të veçantë në jetën e saj.

“Kanë ndodh raste të shumta për fat të keq kur ju ofron gjithçka, mbështetjen e pakursyer, mundësitë e jashtëzakonshme për të kontribuuar për shtetin, por i harrojnë shpejtë. Por nuk ndodh me të gjithë. Ka dhe njerëz të tjerë që sakrifikojnë shumë për të qenë afër teje, besojnë në vizionin afatgjatë që nuk lidhet me interesin individuar. Kjo intuitë më ka bërë që shpeshherë të ndihem e vetmuar, por kjo intuitë që të shikoj gjëra më shumë në afatgjatë më ka ndihmuar të marr vendime të drejta”, është shprehur presidentja Vjosa Osmani.

Në lidhje me mesazhin që Osmani ka për vajzat e saj dhe të rinjtë, ajo shprehet: “Duhet të jesh shumë e fortë, sa as “thika” më e madhe pas shpine të mos befasojë. Por në asnjë moment mos harrosh kauzën për të cilën lufton."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH