Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, afër ‘Central Parkut’.
Aksident tragjik i mori jetën këmbësores 18-vjeçare, Elira Mehmeti (në foto).
Shoferja që shkaktoi aksidentin është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për 48 orë deri në mbyllje të hetimeve.
Familjarët e Elirës kanë njoftuar se varrimi i saj do të bëhet sot në ora 17:00 në fshatin Prelloc të Skenderajt.
“Njoftojmë se pas një aksidenti me fatalitet më datën 24.08.2024, në ora 20:10, humbi jetën vajza jonë Elira Ejup Mehmeti. Lutemi Allahut të shpërblejë me Xhenet. Varrimi do të bëhet sot, më 25.08.2024, në ora 17:00 në Prelloc, Skenderaj,” thuhet në njoftimin e familjes.