Kosova

Policia e Kosovës zbulon armatime në Banjskë, municioni luftarak ishte vendosur pranë një flamuri serb

Shkruar nga Liberale
Policia e Kosovës zbulon armatime në Banjskë, municioni luftarak

Policia e Kosovës zbulon armatime në Banjskë, municioni luftarak ishte vendosur pranë një flamuri serb

Policia e Kosovës deklaroi të enjten se ka sekuestruar armatim, të gjetur pranë një flamuri të Serbisë, gjatë një patrullimi në fshatin Banjskë të Zveçanit, në pjesën veriore të vendit.

Sipas raportit të fundit, Policia tha se gjatë patrullimit të datës 4 janar, “ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm”.

Kujtojmë se më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH