Kosova

Po pinte kafen e mëngjesit, sulmohet fizikisht kryetari i Komunës së Pejës

Shkruar nga Liberale

Po pinte kafen e mëngjesit, sulmohet fizikisht kryetari i Komunës

Mëngjesin e së shtunës është sulmuar fizikisht kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:50 ku Muhaxheri ishte duke lëvizur në rrugën “Bill Clinton” në Pejë pasi kishte konsumuar një kafe në lokalet në këtë rrugë.

Muhaxheri, që është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Pejës.

Policia konfirmoi se është duke hetuar rastin, ndërsa ende nuk ka dhënë një version zyrtar se përse është sulmuar Muhxaheri. Policia tha se kanë arrestuar dy persona.

Jo zyrtarisht mësohet si shkak mund të jetë bërë një projekt infrastrukturor në komunën e Pejës.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke kërkuar nga organet e drejtësisë që të zbardhin sa më shpejtë rastin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH