Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka prezantuar 5 lëvizjet e Serbisë për Kosovën.
Në një dalje për mediat Vuçiç prezantoi planin e masave të marra nga Serbia pas situatës në Veri të Kosovës.
Sipas tij Kosova është pika më e dobët për çdo serb.
Kërkesat e Vuçiç:
– Kthehemi te “status quo”
– Kosova dhe Metohia si zonë e mbrojtjes së veçantë sociale,
– Rezistenca e institucioneve serbe ndaj Kosovës dhe Metohisë
– Krijimi i një prokurorie speciale
– Vendim për paligjshmërinë e të gjitha organeve dhe institucioneve arsimore në territorin e Kosovës dhe Metohisë pas shpalljes së paligjshme të pavarësisë dhe mosekzistencës së të gjitha akteve të tyre që janë miratuar ose do të miratohen.