Kosova

Përplasja me Vuçiçin në OKB, Kurti: Rregullorja e Bankës Qendrore mbron qytetarët nga terrorizmi!

Shkruar nga Liberale

Përplasja me Vuçiçin në OKB, Kurti: Rregullorja e

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas përballjes së mbrëmshme me Serbinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka thënë se fjalimi i tij i djeshëm në OKB ka forcuar përkushtimin e tij ndaj të drejtave të njeriut.

Ndër të tjera, Kurti ka shtuar se Kosova do të jetë e përkushtuar të sigurojë që rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës të mbrojë të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi.

“Fjalimi im në KS të OKB. Fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi dhe që serbët e Kosovës të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë”, shkroi ai në rrjetin social “X”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH