Kosova

Përleshje me armë mes bandave shqiptare, policia sekuestron gëzhoja, fishekë dhe një predhë

Shkruar nga Liberale

Përleshje me armë mes bandave shqiptare, policia sekuestron

Një përleshje me armë mes dy grupeve, raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjakovës.

Sipas medieve në Kosovë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreh orës 20:19 në Gjakovë.

“Raportohet se një mosmarrëveshje ka ndodhur mes dy grupeve të cilët janë përleshur me armë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë”,  ka njoftuar policia.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk u raportua për lëndime në njerëz, ndërsa u dëmtuan dy mjete që ishin parkuar pranë zonës, ku ndodhi përplasja.

Pas hetimeve të zhvilluara, është identifikuar një person si i përfshirë në incident, i cili është shpallur në kërkim nga policia. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH