Kosova

Pas Kosovës, Lajçak viziton Serbinë, takohet me Vuçiç

Shkruar nga Liberale

Pas Kosovës, Lajçak viziton Serbinë, takohet me

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ditën e sotme ka vizituar Beogradin.

Lajçak është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi, i cili po zhvillohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka nisur në orën 10:00 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidencës serbe.

Lajçak dje ka njoftuar se pas vizitës në Prishtinë do të vizitojë edhe Beogradin, për të përgatitur takimin e radhës  në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.

Për të njëjtin qëllim, javën e kaluar Lajçak vizitoi Kosovën. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak deklaroi se është arritur pajtim për raundin e ri të dialogut mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq. Megjithatë, emisari evropian nuk tregoi se kur do të mbahet ky takim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH