Kosova

Osmani: Tërheqja e Listës Serbe nga shkarkimi i krerëve në Veri me urdhër të Vuçiç

Shkruar nga Liberale
Osmani: Tërheqja e Listës Serbe nga shkarkimi i krerëve në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me thirrjet e Listës Serbe për të bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri.

Sipas saj, kjo thirrje e Listës Serbe për bojkot vjen me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Për fat të keq edhe kësaj radhe është Aleksandër Vuçiç, ai që nuk e mban fjalën që ka dhënë para aleatëve në takime ku kanë qenë prezent edhe kancelari Scholz edhe presidenti Macron. Por edhe në takime të tjera ku ai kishte garantuar se nuk do të bëjë presion të paligjshme ndaj serbeve që të mos marrin pjesë në një proces të tillë”, u shpreh Osmani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH