Kosova

Osmani takon Lajçakun, Presidentja e Kosovës: Zgjedhjet në veri duhet të mbahen pa humbur kohë

Shkruar nga Liberale

Osmani takon Lajçakun, Presidentja e Kosovës: Zgjedhjet në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të hënën se zgjedhjet e reja në komunat me shumicë serbe në veri të vendit duhet të mbahen pa humbur kohë dhe në përputhje me ligjet e vendit, njoftoi Presidenca.

Ajo i bëri këto komente gjatë një takimi me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në kryeqytetin kosovar.

“Ajo përsëriti se Kosova ka ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, ndërkaq theksoi pritjet e saj që kjo e drejtë e qytetarëve të realizohet pa vonesa e në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në një njoftim të Presidencës të hënën.

Kosova ka thënë se është e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë shkarkohen përmes peticionit nga qytetarët me të drejtë vote.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH