Kosova

Osmani: Shpronësimet në veri të vendit janë në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës

Shkruar nga Liberale

Osmani: Shpronësimet në veri të vendit janë në

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha të premten se shpronësimet në veri të vendit janë në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës ndërsa kërkoi nga institucionet që kjo çështje t’u shpjegohet në hollësi partnerëve të Kosovës që kanë shfaqur shqetësime rreth procesit.

“Ju e dini që është jashtëzakonisht e rëndësishme, e domosdoshme për sigurinë e të gjithë neve pavarësisht ku jetojmë brenda Kosovës, që veriu i Kosovës të mbrohet nga sulmet e Serbisë dhe në mënyrë që Kosova të mbrohet ne kemi nevojë për prezencë të institucioneve tona të sigurisë të cilat e kanë mbrojtur heroikisht dhe me sukses deri sot çdo cep të vendit tonë, prandaj derisa shpronësimet janë në përputhje të plotë me ligjet e aplikueshme, me Kushtetutën e Kosovës dhe pesë hapat që janë e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH