Kosova

Një vit pas sulmit në Banjskë, ministri Sveçla paralajmëron: Serbët po përgatiten të na sulmojnë!

Shkruar nga Liberale

Një vit pas sulmit në Banjskë, ministri Sveçla

Si sot një vit më parë Policia e Kosovës, u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar dhe të armatosur rëndë.

Nga sulmi terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Një vit pas, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla tha për “Top Channel” se me provat e siguruara dëshmohet që grupi terrorist ishte i mbështetur nga shteti i Serbisë.

Gjatë një interviste, ai deklaroi se rreziku për të sulmuar sërish vazhdojnë, pasi sipas tij ka informacione që grupe terroriste po trajnohen përtej kufijve.

Mes të tjerash ai theksoi se nëse do të ketë një sulm tjetër, Kosova po punon që “të dalin humbës”.

“Situata në Veri është e qetë, patjetër që mundësia për incidente vazhdon të jetë reale, ne po punojmë shumë që të rrisim kapacitetet tona që skenarë të tillë edhe nëse tentohen të përsëriten, të dalin humbës. Përderisa ka grupe që trajtohen matanë kufijve, rrezik ka. Ne kemi informacione që këto grupe vazhdojnë të trajnohen”, deklaroi Sveçla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH