Kosova

NGJARJA E 2023/ Ekspertët IT zbulojnë lajmin dhe temat më të lexuara të vitit

Shkruar nga Liberale
NGJARJA E 2023/ Ekspertët IT zbulojnë lajmin dhe temat më të


Xhesilda Projka, eksperte nga Acromax, zbuloi temën më të klikuar gjatë vitit 2023 në Youtube.

Ekspertja tha se ngjarja më e klikuar nga shqiptarët në youtube, ka qenë vrasja e Liridona Admeaj, e cila ka ndodhur kohët e fundit.

Misteri i ngjarjes së rëndë duket se ka mbërthyer shqiptarët para mediave për të mësuar më shumë rreth rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

“Trendi më i madh ka qenë kohët e fundit, që ka arritur më shumë klikime ka qenë tema e Liridona Ademaj në Kosovë. Kjo ka qenë tema që ka qenë më e klikuara pothuajse në çdo televizion. Ka pasur shumë interes, një ngjarje e mbushur me mister”, tha ajo gjatë emisionit “Review” në Euronews Albania.

Ndërkohë që eksperti i komunikimit Rezi Cenaj, deklaroi se kronika e zezë dhe ngjarjet që kanë dhunë janë ato të cilat tërheqin më shumë klikime.

“Ngjarjet që kanë të bëjnë me dhunë me kronikën e zezë janë ato që tërheqin më shumë dhe kanë ndjekjen më të madhe. Kanë ndodhur disa ngjarje vazhdimisht kohët e fundit ku vriten gratë dhe rasti i fundit që është më e klikuara është drama e shoqërisë sonë”, tha ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH