Kosova

Në kohën kur Vuçiç thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"

Shkruar nga Liberale

Në kohën kur Vuçiç thoshte se "për një

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar sot pro rezolutës që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë.

8372 persona janë vrarë vetëm gjatë disa ditëve të korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë. Numri i viktimave në Bosnje ka qenë shumë më i madh – mbi 100 mijë të vrarë.

Urrejtja e politikanëve serb vazhdoi edhe në parlamentin e Serbisë, gjegjësisht ajo u shpërfaq edhe në seancën e 20 korrikut të vitit 1995.

Pikërisht, presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se për një serb të vrarë në Bosnje, Serbia do të vrasë 100 myslimanë.

“Vrisni një serb dhe ne do ti vrasim 100 myslimanë”, kishte deklaruar Vuçiq, asokohe sekretar i Partisë Radikale.

Theksojmë se Vuçiq asnjëherë nuk ka kërkuar falje për këtë fjalim apo edhe për krimet që shteti serb i ka kryer në Bosnje.

Ndryshe, krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH