Kosova

Ndalimi i dinarit serb në Kosovë/ Reagon Vuçiç: Regjimi i Kurtit do vazhdojë me...

Shkruar nga Liberale

Ndalimi i dinarit serb në Kosovë/ Reagon Vuçiç: Regjimi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, tha të premten se vendimi i autoriteteve në Kosovë për të ndaluar përdorimin e dinarit serb ka për qëllim spastrimin etnik të serbëve ndërsa tha se do të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Beograd pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që hyri në fuqi me 1 shkurt sipas të cilit euro është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

“Qëllimi dhe pjesa e parë e gjithçkaje për të cilën do të flas sot, është spastrimi etnik i popullatës serbe nga territori i Kosovës, apo si thuhet në Konventën e Gjenocidit, nënshtrimi i qëllimshëm i serbëve ndaj kushteve të padurueshme jetese”, tha presidenti serb duke nënvizuar se me marrëveshjet e Brukselit, Serbia ka të drejtë të financojë institucionet serbe në Kosovë.

“Ne besojmë se regjimi i Kurtit do të vazhdojë me përçarje dhe marifete të reja, besoj se do të ndërmarrin veprime kundër jetës normale të serbëve, sepse e vetmja mënyrë për të fituar, siç mendojnë ata, është që të mos ketë më serb në Kosovë. Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që serbët të mbeten në Kosovë”, tha ai.

Presidenti serb tha se do të gjejë një zgjidhje qoftë edhe përmes bankave private për të kryer pagesat ndaj qytetarëve serbë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH