Presidentja, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York ka takuar ish-presidentin e SHBA, Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, Sekretaren Hilary Clinton.
Përmes një postimit në “X”, teksa ka ndarë foto krah tyre, kreu i shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka falenderuar për ndihmën që ata kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën. Kujtojmë se Bill Clinton ishte President kur SHBA vendosi të bombardonte Serbinë duke çliruar pas rreth një shekulli Kosovën prej serbëve.
“Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm!”, shkruan ajo më tej.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Faleminderit, President Clinton dhe Sekretare Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës!
Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm!
Thank you, President @BillClinton and Secretary @HillaryClinton for everything you’ve done and continue to do for the Republic of Kosovo.
Our freedom is your legacy, too! ???????????????? pic.twitter.com/JFEP7nuJl5
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 23, 2024