Kosova

MEDIAT E KOSOVËS/ Deklaratat për sherrin ku u përfshi Noizy dhe Stresi, kërcënohet zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë

Shkruar nga Liberale

MEDIAT E KOSOVËS/ Deklaratat për sherrin ku u përfshi Noizy dhe


Sipas zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kërcënimet nfaj zyrtarit të policisë dyshohet se janë bërë rreth prononcimeve të Nikçit për rastin e dhunës në klubin e natës në Pejë, ku u përfshi edhe reperi Noizy.

"Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënon kërcënimin që i është bërë Zyrtarit të Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, z.Shkodran Nikçit, të cilat vijnë si rrjedhojë prononcimeve të punës së tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Republikës së Shqipërisë."

"Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe do ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje, në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë" thuhet në reagimin e prokurorisë së Kosovës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH