Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se masat e marra në lidhje me mallrat serbe, të cilat u anuluan dy ditë më parë, nuk ishin masa tregtare, por masa sigurie.
Kurti ka përmendur fatin që Serbia katër herë ka dërguar pranë kufirit me Kosovën ushtrinë dhe aksionet në Veri ku u konfiskuan një sërë armatimesh.
“Kosova nuk ka masa tregtare ndaj Serbisë. Kosova ka masa të sigurisë për shkak se për dy vjet na e ka sjellë katër herë ushtrinë afër kufirit dhe për shkak se kemi konfiskuar katër herë sasi të jashtëzakonshme, enorme të armatimit, në ndërkohë që grupi terrorist i Milan Radojçiç mbetet i lirë në Serbi”, ka thënë ai në një deklaratë për mediet në Kosovë.