Kosova

Marrëdhëniet poligamike "vranë" Liridonën? Gazetarja: Naimi ka pasur lidhje jashtëmartesore me gruan e nipit të tij

Shkruar nga Liberale

Marrëdhëniet poligamike "vranë" Liridonën?

Detaje tronditëse janë bërë publike me lidhje me vrasjen e Lirdonës në Prishtinë.

Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhilli”, se çifti Liridona dhe Naim Murseli kanë pasur një jetë të dyfishtë, madje ajo tha se në Prishtinë ka dëshmitarë se Naimi ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e nipit të tij Kushtrim Kokallës.

Marrëdhëniet poligamike "vranë" Liridonën?

Nga ana tjetër flitet se edhe Liridona ka pasur një lidhje të tillë me nipin e Naimit.

Sipas gazetares kjo gjë ka qenë e ditur nga të dy ata kanë pasur një marrëdhënie të hapur për të cilën kanë qenë në dijeni edhe të afërmit.

- “Unë po them diçka që e kam ditur shumë kohë më parë, por për shkak të sensibilitetit që ka pasur kjo çështje, jam kufizuar ta them. Bëhet fjalë për një  njeri me jetë të dyfishtë apo të trefishtë.

Marrëdhënia që Naim Murseli ka pasur me  kushëririn e tij, është më e thellë, është një histori 5 vjeçare.

Flitet për një marrëdhënie poligamike. Dyshohet se e ndjera ka pasur një raport me nipin e Naimit dhe Naimi ka patur një raport me gruan e nipin.

Këto histori fliten në rrethin e tyre, e për këtë kanë pasur informacion edhe familjet.

Një gjë që e ka ditur Naimi, e ka ditur Liridona, ka qenë një marrëdhënie e hapur. Kur Naimi deklaron se e ka parë gruan duke tradhtuar në Suedi, mund ta thotë po s’ka dëshmitarë, për marrëdhënien në Prishtinë ka dëshmitarë”,-tha Anduena Llabani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH