Kosova

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në vitin 2027

Shkruar nga Liberale.al

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në vitin 2027

Misionit të Bashkimit Europina për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) në Kosovë i është zgjatur mandati deri më 14 qershor 2027.

Kështu është marrë vendim nga Këshilli i Bashkimit Evropian në Luksemburg më 05.06.2025.

Sipas këtij vendimi, Komiteti Politik dhe i Sigurisë ra dakord që misioni të zgjatet deri më këtë datë.

Hera e fundit kur EULEX-it iu zgjat mandati ishte më 5 qershor 2023, deri më 14 qershor 2025.

Më 4 shkurt 2008, Këshilli miratoi Veprimin e Përbashkët duke themeluar misionin EULEX në Kosovë.

Shuma referente financiare për mbulimin e shpenzimeve të EULEX në Kosovë nga data 15 qershor 2025 deri më 14 qershor 2027 është 170,866,980 euro.

Nga kjo shumë, 64 mijë e 492 980 euro janë për mbulimin e shpenzimeve të misionit në Kosovë, kurse 106 mijë e 374 janë për mbështetjen e procedurave gjyqësore të zhvendosura në një Shtet Anëtar.

EULEX ka ardhur në Kosovë në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë, duke e zëvendësuar misionin e OKB-së, UNMIK, por me kompetenca më të kufizuara.

EULEX-it iu zvogëluan kompetencat edhe më shumë në vitet 2011 dhe 2012 kur Kosovës iu hoq ‘mbikëqyrja ndërkombëtare’ e pavarësisë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH