Kosova

Macron uron Pavarësinë e Kosovës, letër Vjosa Osmanit

Shkruar nga Liberale
Macron uron Pavarësinë e Kosovës, letër Vjosa Osmanit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar homologen Vjosa Osmani, për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Macron thotë përmes një letre se Kosova ka bërë përparime të mëdha që nga shpallja e Pavarësisë, 16 vite më parë

Mes të tjerash presidenti francez tha se java e ardhshme do të jetë vendimtare për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe i kërkoi autoriteteve të Kosovës që të marrin vendimet e duhura.

“Unë shpresoj që Kosova të marrë vendimet e guximshme që janë të nevojshme dhe që do t’i mundësojnë të përparojë në trajektoren e saj evropiane”, thuhet në letrën e Macronit, dërguar Osmanit.

Më tej, Macron theksoi se derisa lufta e agresionit nga Rusia po vazhdon në Evropë dhe stabiliteti i Lindjes së Mesme po kërcënohet seriozisht, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përben një sfidë parësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH