Kosova

"Lajcak është i dështuar" - Ministrja e Jashtme e Kosovës kundër ndërmjetësuesit të BE

Shkruar nga Liberale

"Lajcak është i dështuar" - Ministrja e Jashtme e

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, akuzoi ndërmjetësin për dialogun, Miroslav Lajçak, për dështim në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ajo theksoi se Lajçaku mungon strategjia dhe vizioni për këtë proces, dhe pritet që ai t largohet pasi të mbarojë mandati i tij.

Gërvalla gjithashtu kritikoi vlerësimin e Bashkimit Evropian për sulmin terrorist në Banjska, duke e quajtur të gabuar dhe të pakuptueshme. Ajo gjithashtu deklaroi se drafti i Asociacionit, një marrëveshje e diskutuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk është i mirë.

Gërvalla, ka folur rreth vlerësimeve nga BE-ja për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjkës.

“Ka pasur vlerësime të ndryshme nga ana e institucioneve të BE-së, të cilat kanë quar në një vlerësim të gabuar të asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë. Fakti që BE-ja, edhe pas deklaratave e rezolutave të Parlamentit Evropian, edhe pas deklaratave të ndryshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, BE-ja si institucion pra, ajo pjesë e institucioneve të BE-së, që merret me politikën e jashtme të BE-së, konkretisht zyra e Borellit nuk kanë arritur të japin verdiktin për atë që ka ndodhur në Banjskë”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH