Kosova

Kurti takon Viola von Cramon, diskutojnë për zgjedhjet në BE dhe zhvillimet në rajon

Shkruar nga Liberale
Kurti takon Viola von Cramon, diskutojnë për zgjedhjet në BE dhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar mbrëmë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. ​Mësohet se gjatë takimit është diskutuar rreth zgjedhjeve në BE, zhvillimet në rajon dhe agjendja e qeverisë për këtë vit. Kurti gjithashtu ka falënderuar Von Cramon për punën dhe angazhimin e saj sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. ​

Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.

Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi znj. Cramon për punën dhe angazhimin e saj.

Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik.

Kryeministri e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH