Kosova

Kurti: Nëse opozita e dëshiron, jam i gatshëm për zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Liberale

Kurti: Nëse opozita e dëshiron, jam i gatshëm për zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu nuk është prioritet i Qeverisë. Madje ai shkoj më tej se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme nëse opozita e dëshiron. Kurti kishte thënë se dialogun e ka prioritet të shtatë para se të vinte në pushtet, por është kritikuar se më së shumti kohë gjatë qeverisjes ka shfrytëzuar aty.

Kurti ka këmbëngulur se dialogu s’është prioritet i parë por është dukur ashtu për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare. 

“Dialogu më shumë ju ka marrë kohë juve se neve. Neve na ka marrë kohë qeverisja e mirë. Çka merr vëmendje mediale e ndërkombëtare nuk është përgjegjësi jona. Dialogu është prioritet i katërt.

Pandemia, punësimi e drejtësia kanë qenë tri prioritetet e para. Nuk është që dialogu na ka marrë kohë sa mendoni ju. Do të ishte mirë që të na merrte më pak kohë.

Normalizimi i marrëdhënieve s’është veç në dorën tonë. Unë e kam pranuar marrëveshjen për normalizim bashkë me aneksin e saj, që është arritje e madhe e politikës së jashtme të Kosovës.

Por ajo marrëveshje po shkelet vazhdimisht nga zyrtarët serbë”, ka thënë shefi i Qeverisë gjatë konferencës për media që e mbajti të premten për shënimin e trevjetorit të ardhjes në pushtet. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH