Kosova

Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në shumë të mira, por nuk pajtohemi për gjithçka

Shkruar nga Liberale

Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në shumë të mira, por nuk

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dhënë përgjigje diskutimeve dhe kureshtjes së opinionit publik mbarëshqiptar se në çfarë niveli janë aktualisht marrëdhëniet me SHBA-në.

Teksa mori pjesë në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit, Kurti tha se partneriteti me SHBA dhe vendet aleate ngelet i shëndetshëm por sipas tij kjo nuk do të thotë se Kosova duhet të pajtohet apriori me udhëzimet e tyre.

Po ashtu, lidhur me vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarin serb, Kurti tha se Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka për detyrë ta mbështesë vendimet dhe rregulloret e BQK-së.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës kam folur që raportet tona, bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë i mirë, tash ne jemi partner, aleatë edhe miq, kjo nuk do të thotë që pajtohemi absolutisht çdoherë në çdo vend për gjithçka, mirëpo në këtë aspekt kemi një rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës të cilën qeveria e Kosovës sipas Kushtetutës dhe ligjit ka për detyrë ta mbështesë, andaj edhe unë them që raportet tona janë shumë të mira dhe i qëndroj kësaj fjale. Pra nuk ka shpërputhje mes motit sot dhe raporteve me SHBA-të”,- theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se është i gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjeve të propozuara nga ndërkombëtarët, me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Jam treguar konstruktiv edhe atëherë kur na kanë thirrur në Bruksel dhe raundi i bisedimeve nuk mund të thuhet se ka qenë i suksesshëm. Unë këtë e bëj për BE-në, por edhe për shkak se duhet të kemi marrëdhënie normale me Serbinë”,-  tha Kurti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH